KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E KOMESARËVE PËR INFORMACIONE (ICIC) SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE PËR QASJE NË INFORMACIONE

26.09.2024

Në organizim të Institutit Kombëtar për Transparencë, Qasje në Informacion dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Meksika, ndërsa si kryesuer i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informacionit (ICIC), në një format virtual, u shënua Dita Ndërkombëtare e Qasjes Universale në Informacione 2024.

Konferenca ndërkombëtare ishte me temë: “Integriteti, përfshirja dhe sfidat e ardhshme për qasjen në informacion në sektorin publik”, ku morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish nga institucionet anembanë botës, të cilat kujdesen për zbatimin e kësaj të drejte elemntare njerëzore, e drejta për informacion.

Me ftesë të Institutit Kombëtar për Transparencë, Qasje në Informacion dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Meksika, në konferencë, në panelin e dytë me temë: “Ndikimi i informacionit në sektorin publik”, fjalim kishte drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva.

Qëllimi i kësaj konference ishte krijimi i një hapësire dialogu dhe reflektimi për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Univerzale në Informacione 2024, por edhe për të paraqitur, nga këndvështrimi krahasues, kontributet për transparencën, qasjen në informacion, integritetin dhe politikat e etikës publike.

Accessibility Toolbar