FILLIMI I PROJEKTIT TWINNING LIGHT PËR AVANCIMIN E QASJES NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

Në frymën e transparencës institucionale, ju informojmë se këto ditë u shënua fillimi i projektit Twinning Light “Mbështetja e Qasjes së Lirë në Informacione – Ngritemi së bashku ” (14.05.2025 – 18.04.2026) në bashkëpunim me partnerët tanë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) dhe me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe forcimit të sistemit për qasje në informacione me karakter publik.
Ne presim bashkëpunim të suksesshëm dhe profesional me ekspertët gjermanë, bazuar në një shkëmbim të përbashkët të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira evropiane. Jemi të bindur se zbatimi i aktiviteteve të projektit do të rezultojë në rekomandime dhe përmirësime specifike që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti përfaqëson një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve tona strategjike për t’u përafruar me standardet evropiane dhe për të forcuar parimet demokratike duke mundësuar qasje në informacion në kohë dhe jo-diskriminuese për të gjithë qytetarët.
Me fillimin e projektit Twinning Light, së bashku me kolegët nga Republika Federale e Gjermanisë, po hapim një kapitull të ri në promovimin e transparencës dhe qasjes publike në informacione.