ZBATIM I SUKSESSHËM I PROCESIT CAF NË AGJENCINË PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

Nën përpkrahjen e Qendrës për Menaxhimin me Ndryshimeve, në kuadër të Projektit të USAID-it për Partneritet për Luftë kundër korrupsionit, kemi përfunduar me sukses punën për zhvillimin e standardeve evropiane për menaxhim me cilësinë. Në këtë projekt, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik është një institucion kyç që nxit transparencën dhe llogaridhënien si komponentët më vitalë në luftën kundër korrupsionit.
Qëllimi parësor i punës së zbatuar në dy ditët e fundit ishte identifikimi i masave strategjike, aktivitete që do të zbatohen në dy vitet e ardhshme, me synim uljen e dobësive institucionale dhe rreziqeve nga korrupsioni.
Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, ne këmbëngulim në angazhimin tonë për të krijuar institucione më të forta dhe më efektive në luftën kundër korrupsionit.