DITA NDËRKOMBËTARE PËR QASJE UNIVERZALE NË INFORMACIONE
22 vjet më parë, më 28 shtator 2002, përfaqësues të organizatave joqeveritare nga e gjithë bota, përfshirë nga Maqedonia, lobistë dhe mbrojtës të idesë së lirisë në informim, në një takim në Sofje, Bullgari, formuan Rrjetin e Mbrojtësve të Lirisë në Informim. Në këtë takim, të pranishmit ranë dakord që të bashkëpunojnë në promovimin e të drejtës për qasje në informacione dhe menaxhim transparent. Sot kjo ditë njihet nga UNESCO dhe OKB si Dita Ndërkombëtare e Qasjes Universale në Informacione, nën moton “Kam të drejtën të di”.
Prandaj, me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), organizuan promovimin e Udhëzuesit për transparencë aktive të partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Para përfaqësuesve të pranishëm nga partitë politike, përkatësisht personat zyrtarë për ndërmjetësim me informacione me karakter publik, me fjalimet e tyre hyrëse iu drejtuan Pllamenka Bojçeva, drejtoreshë e Agjencisë dhe Ilina Mangova, këshilltare rajonale për Evropën nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), ndërsa për Udhëzuesin foli autori m-r Konstantin Bitrakov, asistent në Katedrën e Drejtësisë Administrative dhe Administratës Publike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.
Qëllimi i Udhëzuesit për transparencë aktive është të ndihmojë partitë politike si poseduese të informacioneve që të përmirësojnë transparencën e tyre dhe t’i inkurajojë ato të publikojnë sa më shumë informacione me interes për qytetarët, i cili jep një pasqyrë të plotë të veprimeve dhe qëllimeve të tyre.
Publikimi përfshin gjithashtu një analizë krahasuese të praktikave pozitive dhe mënyrës se si partitë politike në Gjermani dhe Estoni publikojnë informacione rreth punës dhe financave të tyre.