AVANCIMI I PËRGJËGJËSISË EKOLOGJIKE: INICIATIVA TË TARRACË TË GJELBËRT NË AGJENCINË PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

Në një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përgjegjësisë mjedisore, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik e ka transformuar tarracën e saj në një hapësirë të gjelbër, si pjesë e një eko-iniciative në bashkëpunim me Mileukontakt Maqedoni dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Projekti synon të promovojë qëndrueshmërinë në institucionet publike dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth të drejtës për të pasur qasje në informacione lidhur me mjedisin hapësinor. Gjelbërimi i sapombjellë në tarracën e Agjencisë jo vetëm që ofron një hapësirë pune më të këndshme, por simbolizon edhe lidhjen midis qeverisjes së hapur dhe një mjedisi jetësor të shëndetshëm.
Drejtoresha e Agjencisë, Pllamenka Bojçeva, e vlerësoi iniciativën si një sukses, duke vënë në dukje: “Ky cep i gjelbër nuk është vetëm çështje estetike — ai pasqyron angazhimin tonë ndaj transparencës, llogaridhënies dhe kujdesit ndaj mjedisit jetësor. Shpresojmë se do të shërbejë si frymëzim edhe për institucione të tjera.”
Ky projekt është në përputhje me përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur standardet evropiane mjedisore dhe për t’u mundësuar qytetarëve qasje në informacione në lidhje me mjedisin jetësor.