AGJENCIA E PREZANTUAR NË BOTIMIN SPECIAL NË BULETININ E KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE TË KOMESARËVE PËR INFORMACIONIN (ICIC)
Me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik u prezantua me tekst të autorit në botim special të buletinit të Konferencës Ndërkombëtare të komesarëve për Informacione (ICIC), me të cilin mundohet të theksohet rëndësia e nxitjes së një dialogu global për qasje në informacione. Në këtë kuptim, ai është një produkt që bashkon perspektiva dhe përvoja të ndryshme, duke theksuar rolin kritik të qasjes në informacione në menaxhimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është arsyeja pse, në parathënie, Konferenca Ndërkombëtare e quan buletinin “testament i fuqisë së bashkëpunimit dhe mësimit të ndërsjellë midis anëtarëve të ICIC në avancimin e të drejtës së informacioneve”.
Botimi special i buletinit synon të sigurojë një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira, mësimeve të nxjerra dhe qasjeve inovative për tejkalimin e barrierave për qasje në informacione. Nëpërmjet kontributeve të ekspertëve, praktikuesve dhe përfaqësuesve të së drejtës në informacione në mbarë botën, Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve për Informacione këmbëngul të thellojë rolin e qasjes në informacione në menaxhimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Agjencia, me ftesë të Konferencës Ndërkombëtare, ka dorëzuar tekst të autorit me temën: “Përfshirja e qasjes në informacione dhe pjesëmarrja në sektorin publik”.
Botimin special të buletinit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: