U SOLL UDHËZIM PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

19.03.2020

Agjencioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, solli Udhëzim për mënyrën për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Udhëzimi është shpallur në (“Gazetën zyrtare të RMV” nr.60/2020), dhe është futur në ueb faqen e Agjencionit www.komspi.mk në linkun Lista e informacioneve me karakter publik, si dhe në linkun Dispozita.

Qëllimi i këtij Udhëzimi është në pajtueshmëri me Ligjin, që personave fizik dhe juridik (kërkues të informacioneve) t’ju mundësohet që në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik dhe të sigurohet transparencë në punën e poseduesve të informacioneve, të cilët janë të obliguar të mundësojnë informimin e publikut.