DORACAK PËR TË DREJTËN E QASJES SË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

21.05.2024

 

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publike në bashkëpunim me Shoqatën për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse INKLUSIVA nga Kumanova, si pjesë e Projektit për Përfshirje në Qasje të lirë në Informata me Karakter Publik për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili është mbështetur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur – Maqedoni”, ka përgatitur Doracak për të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik për personat me aftësi të kufizuara. Ky manual synon të informojë personat me aftësi të kufizuara për të drejtën e qasjes në informacione me karakter publik, si një nga të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Qasja e lirë në informacione me karakter publik është një proces në të cilin personat me aftësi të kufizuara kanë të drejta të barabarta njerëzore, si të gjithë qytetarët e tjerë, dhe ky manual do t’u mundësojë atyre të njihen me të drejtat ligjore se si të kërkojnë dhe marrin informacione me karakter publik që janë në interesin e tyre.

Doracaku është i vendosur në linkun që vijon:

https://aspi.mk/wp-content/uploads/2024/05/Priracnik-Finalen-1.pdf

Accessibility Toolbar