U prezantuan përvojat e Ombudsmanit evropian për zbatimin e qasjes së lirë në informacione me karakter publik

05.04.2022

Në kuadër të projektit IPA2, financuar nga BE-ja, në aktivitetin e ngritjes së kapaciteteve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, u mbajt një punëtori dyditore on line me përfaqësues të Ombudsmanit Evropian, z. O. Reagan Fergal Anthony, Znj. Honor Mahoni, Znj. Teresa Manxhukova dhe Z. Enrico Portellini, të destinuara për punonjësit e Agjencisë.

Drejtoresha e Agjencisë, znj. Pllamenka Bojçeva, i njoftoi të pranishmit me kompetencat e Agjencisë, Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, si dhe transparencën reaktive dhe proaktive që ajo ushtron në punën e saj.

Përfaqësuesi i Zyrës së Avokatit të Popullit, z. O Reagan Fergal Anthony, përmes shembujve praktik prezantoi punën e Zyrës së Avokatit të Popullit në aspektin e procedurave lidhur me qasjen e lirë në informacione me karakter publik, kompetencat inspektuese, vendimmarrjen për propozime dhe rekomandime. Theks i veçantë iu kushtua përjashtimeve nga qasja e lirë në informacione me karakter publik, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe Konventën e Aarhusit. Janë paraqitur edhe shembuj të trajtimit proaktiv të rasteve të trajtuara nga punonjësit e Zyrës së Avokatit të popullit dhe publikimit të tyre në kanalet e tyre të komunikimit.

Gjatë sesionit për interes publik u prezantuan shembuj të veprimit në lidhje me informacionin e klasifikuar dhe mënyrën se si vepron Avokati i Popullit në raste të caktuara.

Në fund të punëtorisë, z. Enrico Portellini prezantoi punën e Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun të Ombudsmanit Evropian, si dhe çfarë mjetesh përdorin për të informuar publikun për punën e tyre.

Accessibility Toolbar