U nënshkrua memorandum për rritjen e transparencës në gjykata

18.05.2022

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva, dhe Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska nënshkruan memorandum për bashkëpunim për rritjen e transparencës aktive në gjykata në drejtim të zbatimit të vazhdueshëm të dispozitave nga Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe realizimin e të drejtës së qytetarëve për qasje të lirë në informacione.

Agjencia do të realizojë monitorimin e uebfaqeve të gjykatave në lidhje me rrespektimin e nenit 10 të Ligjit për qasje në informacione me karakter publik dhe pastaj do të përgatitet analizë. Këshilli gjyqësor dhe Agjencia u obliguan se do të punojnl në nxitjen e gjykatave t’i azhurojnë ueb faqet e tyre në pajtueshmëri me nenin 10 të ligjit që t’i bëjnë më të kapshmetë gjitha informacionet të cilat janë me karakter publik, e të cilat para se gjithash janë me interes për qytetarët.

Në të ardhmen, gjykatat në ueb faqet e tyre do t’i publikojnë të gjitha informacionet me karakter publik me qëllim që ato do të jenë vazhdimisht të kapshmepër të gjithë ata të cilëve iu duhen, me çka drejtpërsëdrejti do të rritet transparenca e gjykatave, ndërsa qytetarëve do t’ju lehtësohet procedura për marrjen e informacioneve me karakter publik.

Accessibility Toolbar