U NËNSHKRUA MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM MES AGJENCISË PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK DHE QEVERISË
Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionin Publik, Pllamenka Bojçeva dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Memorandumi është pjesë e aktiviteteve që dalin nga Strategjia e Transparencës dhe synon krijimin e një partneriteti midis dy institucioneve për të promovuar të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Nënshkrimi i Memorandumit konfirmon bashkëpunimin tashmë të vendosur midis Agjencisë dhe Qeverisë për promovimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe realizimin efektiv të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Bashkëpunimi i vendosur do të kontribuojë në rritjen e përgjegjësisë së institucioneve duke forcuar transparencën aktive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe organeve përbërëse. Në këtë mënyrë, garantohet zbatimi i qëndrueshëm i zotimeve strategjike të përfshira në Strategjinë e Transparencës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2019 – 2021).