TAKIM PUNЕ ME MINISTRIN E SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

07.09.2022

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Plamenka Bojçeva dhe sekretarja e përgjithshme, Tanja Kovaçev, zhvilluan takim pune me Ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti.
Në takim u diskutua për rritjen e përgjegjësisë në forcimin e transparencës së institucioneve si faktor kyç për reduktimin e korrupsionit dhe profesionalizmin e administratës publike, duke përfshirë efikasitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në takim, Drejtoresha Bojçeva dhe Ministri Aliti u pajtuan se takime të tilla pune do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të vazhduar bashkëpunimin tashmë të krijuar ndërmjet Agjencisë dhe MSHIA-së.

Accessibility Toolbar