QYTETARËT NË MËNYRË AKTIVE E PËRDORIN PORTALIN PËR KËRKUESIT – https://slobodenpristap.mk/

16.01.2023

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik bën me dije se qytetarët/kërkuesit e informacioneve me karakter publik e kanë njohur Portalin për Kërkuesit si një mjet për një mënyrë të shpejtë për të marrë informacionin e kërkuar që posedojnë poseduesit e informacionit. Të dhënat nga zbatimi njëvjeçar i këtij mjeti tregojnë se nëpërmjet Portalit për Kërkuesit janë dorëzuar 93 kërkesa nga kërkuesit e informacionit te poseduesit e informacionit publik.

Kërkuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion nga çdo posedues i informacioneve me karakter publik dhe të marrin një përgjigje. Ky portal Qasje e Lirës i ndihmon ata të krijojnë dhe dërgojnë në mënyrë elektronike një kërkesë për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Të gjitha kërkesat e krijuara janë të disponueshme publikisht në portal dhe kërkuesit mund të njihen me kërkesat që u janë dorëzuar poseduesve të informacionit.

Kur një kërkesë i parashtrohet një poseduesi specifik informacioni, Portali do të dërgojë një email kur kërkesa e paraqitur të jetë përgjigjur. Pasi të merret një përgjigje, ajo do të jetë e disponueshme publikisht në Portal. Nëse kërkuesi nuk është i kënaqur me përgjigjen e marur, ai mund të bëjë ankesë pranë Agjencisë edhe përmes portalit, i cili është një vlerë e shtuar e portalit dhe një shembull unik i këtij lloji në praktikën evropiane.

Duhet të theksojmë se Portali përdoret më së shumti nga personat fizik, me 86 kërkesa të paraqitura. Kënaqësi është fakti se 2 kërkesa për qasje të lirë janë paraqitur edhe nga persona të huaj, gjë që mundësohet me vetë Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik. Personat juridikë kanë paraqitur 2 kërkesa përmes portalit.

Në Komunën e Prilepit janë dorëzuar më së shumti 38 kërkesa dhe në Komunën Qendër 5 kërkesa. Kërkuesit e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese duke paraqitur kërkesa për qasje në informacione me karakter publik për të gjithë poseduesit e informacionit, përkatësisht tek institucionet shtetërore, komunat, institucionet shëndetësore, poseduesit nga autoriteti gjyqësor, ndërmarrjet dhe institucionet publike, si dhe poseduesit nga arsimi, institucionet dhe personat juridikë e fizikë që ushtrojnë kompetenca publike dhe veprimtari me interes publik.

Agjencia apelon poseduesit që të veprojnë sipas kërkesave të paraqitura përmes portalit dhe të shmangin praktikën e heshtjes së administratës. Në këtë mënyrë poseduesit do të jenë transparentë dhe të përgjegjshëm në punën e tyre, gjegjësisht do të praktikojnë transparencën reaktive në kohën e duhur. Në këtë mënyrë do të shmanget procedura e ankesës dhe këprkuesit do të informohen për punën e institucioneve.

Portali për kërkuesit si një mjet i mirë për qasje në informacione me katrakter publik u njoh edhe nga Komisioni Evropian në raportet e tij vjetore me rekomandimin që ai duhet të përdoret sa më shumë që të jetë e mundur si nga kërkuesit ashtu edhe nga poseduesit për ta përdorur atë për të ofruar informacion të shpejtë dhe në mënyrë efikase, mënyra për të arritur tek kërkuesit.

Agjencia fton kërkuesit që të përdorin Portalin për të krijuar aplikacionin e tyre për të marrë informacionin e nevojshëm me karakter publik. Qytetarë të informuar mbi të gjitha.

Accessibility Toolbar