PUNËTORI DYDITORE PËR TRAJTIMIN E LËNDËVE PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE NË BERLIN

17.05.2023

Me ftesë të Komisionerit Federal të Berlinit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informimit, më 16 dhe 17 maj, drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva, ishte folëse në Punëtorinë dyditore për trajtimin e lëndëve për qasje të lirë në informacione në Berlin.

Në fjalimin e saj, drejtoresha Bojçeva prezantoi kompetencat dhe të arriturat e punës së Agjencisë para të pranishmëve, me referencë të veçantë për dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik në Maqedoninë e Veriut dhe përvojat nga zbatimi i tij.

Përveç vendit nikoqir, Gjermania, prezantimet e tyre në seminar kishin edhe përfaqësuesit nga Luksemburgu, Malta, Kroacia, Sllovakia, Shqipëria, Estonia, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Skocia dhe Hungaria. Në punëtorinë dyditore u shkëmbyen përvoja dhe sfida në zbatimin e dispozitave ligjore në trajtimin e rasteve, si dhe tema dhe fusha të tjera të përbashkëta që dalin nga kompetencat të cilat dalin nga ligjet për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Accessibility Toolbar