FUSHATA PËR INTEGRITET: QASJE E LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK DHE DUA TË DI
Rritet vetëdija tek qytetarët për prëdorimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, tregon sondazhi i bërë në kuadër të Fushatës për integritet, zbatuar në dhjetor të vitit të kaluar.më shumë se gjysma apo 56 përqind e të anketuarve mendojnë se kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesë në institucionet shtetërore në pajtueshmëri me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, që është rritje prej 13 përqind në krahasim me vitin 2020. Përskaj udhëzimeve tjera sondazhi tregon rritjen e vetëdijes së qytetarëve (57 përqind në vitin 2021, kundrejt 42 përqind në vitin 2020), se e drejta për qasje të lirë në informacione me karakter publik është e garantuar me Kushtetutë, por është përmirësuar edhe informimi i qytetarëve për ekzistimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të matë efektet në publik të aktiviteteve që janë realizuar gjatë Fushatës për integritetit nën sloganin “Zgjidh Integritetin”. Fushata për Integritet është pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, përfitues të të cilit janë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
“Qëllimi ynë është të edukojmë dhe informojmë sa më shumë qytetarë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër t’i nxisim dhe trajnojmë poseduesit e informacioneve për mënyrën se si të veprojnë pasi t’i pranojnë kërkesat, që është obligim i tyre ligjor. Transparenca e institucioneve kontribuon për përforcimin e integritetit të tyre. Në këto procese qytetarët kanë rolin kryesor, për shkak se institucionet ekzistojnë mu për ata.
Përparimi i këtij procesi të bashkëpunimit të ngushtë ishte qëllimi kryesor i aktiviteteve tona në kuadër të fushatës. Përmes këtyre aktiviteteve, krahas informimit dhe edukimit të qytetarëve, ne kemi dashur të inkurajojmë shfrytëzimin më të madh të të drejtave që dalin nga Ligji, që do të përmirësojë integritetin e institucioneve dhe në të njëjtën kohë do të rrisë sundimin e ligjit si postulat bazë i çdo shoqëri demokratike”, tha Pllamenka Bojçeva, drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.