AGJENCIA E MBROJTJES TË SË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK ËSHTË PRANUAR ANËTARE E PLOTË E KONFERENCES NDËRKOMBËTARE TË KOMISIONERËVE TË INFORMACIONIT (ICIC)

27.10.2022

Agjencia për Mbrojtjen e të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter  Publik është pranuar si anëtare e plotë e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informacionit (ICIC).

Kryesia dhe Sekretariati i ICIC, i kryesuar nga Instituti Kombëtar i Transparencës, Qasjes  në Informacion dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Meksikës (INAI), informoi Agjencinë për konkluzionin e Komitetit Ekzekutiv të ICIC  se Agjencia për Mbrojtjen e të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter  Publik plotëson të gjitha kriteret e pranueshmërisë sipas Kartës ICIC. Rrjedhimisht, ajo është akredituar me sukses si një anëtar i ri i ICIC.

Duke vepruar kështu, Agjencia bëhet pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informacionit, vizioni i së cilës është të jetë një forum global që lidh Komisionerët e Informacionit, anëtarë, përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e ligjeve për qasje në informacion në mënyrë që të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia në favor për të gjithë. Misioni i saj është të ndajë njohuritë dhe praktikat më të mira, të ndërtojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë kolektiv në forumet ndërkombëtare, të gjitha me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për të pasur qasje  në informacionin publik.

Accessibility Toolbar