U MBAJT MBLEDHJA “INICIATIVA 2020”

06.10.2021

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva, pre 3 deri më 5 tetor në Bled, Republika e Sllovenisë, morri pjesë në mbledhjen e dytë të trupave të pavarur për qasje të lirë në informacione, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga “Iniciativa 2020”, formuar në tetor të vitit 2020 me propozim të komesarit për informacione të Republikës së Sllovenisë.

Kjo Iniciativë ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe këmbimit të praksave të mira në prmovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Trupat e pavarur për qasje të lirë në informacione me karakter publik të cilët morën pjesë në mbledhjen e sivjetme, konstatuan se ballafaqohen me rrethana të ndryshuara të nxitura nga pandemia e KOVID-19, ku edhe më me rëndësi qytetarëve t’ju mundësohet qasje në kohë në informacione me karakter publik dhe e theksuan veprimin e trupave të pavarur të cilët e promovojnë dhe mbrojnë këtë të drejtë.

Shefat e delegacioneve nga “Iniciativa 2020”, vendosën ta përforcojnë bashkëpunimin institucional mes vete, duke kyçur pjesëmarrje në prjekte, vizita pune mes vete dhe këmbim të studimeve të të punësuarve për përforcimin e kapacitetit dhe këmbimit të praksave të mira në qasjen në informacione. Me qëllim përforcimin e institucioneve për qasje në informacione në të gjitha vendet pjesëmarrëse, gjithashtu, ishte rënë dakord, miratim të dekleratës së përbashkët me qëllim që të sigurohet pavarsia e tyre e trupave në fushën e qasjes në informacione me karakter publik dhe implementim të vendimeve të tyre.

Takimi i ardhshëm vjetor i “Iniciativës 2020” do të mbahet në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.