RAPORT PËR KONTROLLIN E KRYER TË DOKUMENTEVE TË PUBLIKUARA DHE INFORMATAVE QË POSEDUESIT E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT JANË TË OBLIGUAR T’I PUBLIKOJNË NË UEB-FAQET E TYRE

11.07.2022

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, në përputhje me kompetencat e saj dhe në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar me Këshillin Gjyqësor për rritjen e transparencës aktive të gjykatave në drejtim të zbatimit konsekuent të dispozitave të Ligjit për QLIKP-në dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve për qasje të lirë në informata, të kryejë monitorimin e ueb-faqeve të gjykatave themelore, të apelit, Gjykatës Administrative, Gjykatës së Lartë Administrative, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit Gjyqësor në lidhje me pajtueshmërinë me nenin 10 të ligjit. Agjencia ka bërë monitorim të 35 poseduesve, përkatësisht në ueb-faqet e gjykatave dhe ka publikuar në Listën e poseduesve të informatave në ueb faqen e Agjencisë. Monitorimi është kryer në periudhën 30 maj deri më 1 korrik të vitit 2022. Duhet të theksojmë se Monitorimi nuk analizon përmbajtjen, përkatësisht cilësinë e informacionit të publikuar.

Nga ana e Këshillit Gjyqësor pyetësorët iu dorëzuan poseduesve të informacioneve dhe brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e përgjigjeve, pyetësorëve iu përgjigjën të 35 poseduesit, të cilët përmbanin lidhje me dokumentet specifike të kërkuara për efekt të monitorimit të ueb faqeve.

Monitorimi u krye sipas metodologjisë së re të zbatuar në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm, të angazhuar nga Projekti IPA II “Transparenca dhe llogaridhënia e administratës publike”, përfituese e të cilit është Agjencia. Pyetësori i përgatitur përmban gjithsej 30 pyetje që dalin nga neni 10 i Ligjit dhe janë në përputhje me kompetencat e tyre. Disa prej tyre përmbajnë një ose më shumë nënpyetje, dhe numri maksimal i pikëve të mundshme është 50. Poseduesit e të dhënave të publikuara marrin 0, 0.5 dhe 1 pikë, në varësi të numrit dhe përditësimit të dokumenteve të publikuara. Pyetësori iu shpërnda poseduesve, të cilëve iu kërkua të bënin një vetëvlerësim të transparencës së tyre.

Raportin nga monitorimi mund ta merrni në linkun në vijim: https://aspi.mk//wp-content/uploads/2022/07/ИЗВЕШТАЈ-ОД-МОНИТОРИНГ-НА-СУДСКА-ВЛАСТ-2022.pdf