VIZITË STUDIMORE NË PORTUGALI

21.10.2022

Përfaqësues të Agjencia për Mbrojtjen e të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter  Publik  , në kuadër të projektit IPA 2 “Transparenca dhe Përgjegjshmëria në Administratën Publike” finansuar nga Bashkimi Evropian, realizuan një vizitë pune tre-ditore në Komisionin për qasje në dokumentet administrative (CADA) në Lisbonë, Portugali.

Gjatë vizitës në institucionin përkatës, kryetari i Komisionit, Alberto Augusto Oliveira dhe anëtari, Thiago Fidelgo De Freigas, së bashku me drejtoreshën e Agjencisë, Bojçeva, shkëmbyen përvoja nga puna e tyre, si dhe propozime për bashkëpunim të mëtejshëm të përbashkët. Gjithashtu, u zhvillua një takim me drejtoreshën ekzekutive të Transparency International, Carina Carvalho, ku u diskutua për përvojat që kjo organizatë ka për zbatim të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik si kërkues. Në fund u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve.

Përfaqësuesit e Agjencisë morën pjesë në seancën plenare të CADA dhe zhvilluan një takim pune me kryetaren e Komisionit për mbrojtjen e të dhënave personale (CNPD) Maria Filipa Pires de Costa Calvao dhe anëtarët e Komisionit për Thesarin e Shtetit (EFSE). ). Në takime u shkëmbyen përvoja praktike nga zbatimi i vendimeve ligjore të dy vendeve, si dhe me zbatimin e ligjeve për të dhënat pronësore dhe ligjeve për sekretet shtetërore dhe informacionet e klasifikuara në lidhje me qasjen në informacione me karakter publik.

Ditën e fundit është bërë një vizitë në Parlamentin Portugez, ku përfaqësuesit e Agjencisë kanë pasur një takim me përfaqësues të organizatës joqeveritare GEOTA, presidenti i së cilës, João Dias Coelho, është edhe anëtar i CADA.

Në takim u prezantua puna e GEOTA-s dhe mënyra se si kjo organizatë përdor qasjen në informacione si mjet për qasje në dokumente nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, si dhe implementimi i Konventës së Archurës në lidhje me qasjen në informacione lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Vizita e punës rezultoi me mundësi të shumta për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të dy vendeve dhe zbatimin praktik të së drejtës së garantuar me Kushtetutë – të drejtën e qasjes në informacione të karakterit publik.

 

Accessibility Toolbar