U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm “Milieukontakt Maqedoni”, Qendra Arhus, Shkup

15.11.2021

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva dhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm “Milieukontakt Maqedoni”, Qendra Arhus, Shkup, Maja Markovska, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Me këtë Memorandum realizohet bashkëpunim afatgjatë mes Agjencisë dhe Shoqatës për të promovuar parimet dhe dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Konventa për qasje në informacione dhe pjesëmarrja e publikut në sjelljen e vendimeve dhe qasje në drejtësi për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor (Konventa e Arhusit).

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, palët e shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik, ngritja e vetëdijes publike për të drejtën për qasje të të lirë në informacione me karakter publik, rritje të transparencës tek poseduesit e informacioneve në fushën e mjedisit jetësor, si dhe organizim të ngjarjeve edukative për implementimin e dispozitave nga Ligji për QLIKP dhe Konventën e Arhusit.

Lëndë e këtij Memorandumi është përgatitja e listës së dokumenteve të cilat në pajtueshmëri me legjislativën kombëtare për mjedisin jetësor duhet të jenë të publikuara në ueb faqet e poseduesve, monitorim të ueb faqeve të poseduesve në pajtueshmëri me nenin 10 të Ligjit për QLIKP, dhe publikim të informacioneve dhe procedura nga fusha e mjedisit jetësor. Me aktivitetet e përbashkëta janë paraparë edhe përpunimi i raporteve nga monitorimet e relaizuara, organizimi i trajnimeve për kërkues dhe posedues për Ligjin për QLIKP dhe Konventën e Arhusit, pjesëmarrje e publikut në sjelljen e vendimeve nga fusha e mjedisit jetësor, zhvillim dhe veprim të përbashkët në projekte të cilat kanë për qëllim zbatimin e dispozitave ligjore për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Konventën e Arhusit.

Accessibility Toolbar