U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.
Ky Memorandum promovon bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë dhe Ministrisë në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, palët shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe duke ngritur kapacitete për zbatimin e qëndrueshëm të legjislacionit.
Lënda e këtij memorandumi është edukimi i punonjësve në Ministri për ushtrimin e së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe rritjen e transparencës aktive, në mënyrë që të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme dispozitat e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me karakter Publik dhe këshillimi për çështje brenda fushëveprimit të kompetencës së tij.