“TRANSPARENCA DHE LLOGARIDHËNIA E ORGANEVE PUBLIKE ËSHTË NJË PREJ POSTULATEVE QENDRORE NË ZBATIMIN E INTEGRITETIT KOMBËTAR DHE NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT”

09.12.2021

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila u mbajt nën moton “Zgjidhni drejtimin e duhur! Zgjidhni integritetin!”, fjalim mbajti drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik, Pllamenka Bojçeva. Në seancën 2 “Komisioni Shtetëror dhe krijimi i sistemit të integritetit”, në këtë event hibrid përmes platformës ZOOM, si pjesë e pilot programit të pesë institucioneve për zbatimin e sistemit të integritetit, Bojçeva ndër të tjera tha:

“Një nga angazhimet kryesore të Agjencisë është ngritja e këtij grupi vlerash dhe normash në nivel institucional. Transparenca dhe llogaridhënia e organeve publike është një nga parimet qendrore në vendosjen e integritetit kombëtar dhe në luftën kundër korrupsionit. Presioni publik dhe pjesëmarrja qytetare janë mekanizma jashtëzakonisht të fuqishëm që funksionojnë vetëm nëse qytetari është i informuar në mënyrë adekuate dhe të vazhdueshme për shoqërinë në të cilën jeton, për mënyrën dhe rrethanat në të cilat miratohen politikat publike, mënyrën se si shpenzohen fondet publike.

Është nderi im i madh që Agjencia ka një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me KSHPK-në, me të cilën bashkërisht promovojmë qasjen e lirë në informacione ме карактер publik si mjet i fuqishëm kundër korrupsionit. Nga bashkëpunimi i përmendur, mund të veçoj aktivitetet që realizohen në kuadër të projektit të bashkuar IPA2 për Transparencën dhe Përgjegjshmërinë e Administratës Publike, me qëllim forcimin e integritetit kombëtar, njëra prej të cilave është edhe fushata në rrjetet sociale. Rezultatet e arritura nga bashkëpunimi ynë i ndërsjellë janë evidente dhe duhet të shërbejnë si frymëzim për të gjithë ne që së bashku të arrijmë progres në ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar, fuqinë e pakrahasueshme të presionit publik, me qëllim rritjen e integritetit kombëtar dhe llogaridhënies së institucioneve dhe zyrtarëve publikë. “, theksoi Bojçeva.

Accessibility Toolbar