TRAJNIM PËR PERSONAT ZYRTARË TEK PARTITË POLITIKE

16.06.2021

Organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik mbajti një trajnim dy-ditor me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike – zbatimi i Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik” për personat zyrtarë tek partitë politike.

Fjalimet hyrëse në trajnim mbi nevojën për transparencë dhe përgjegjësi të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive u mbajtën nga Z. Owen Paun, Drejtor i Programit nga IRI dhe Znj. Pllamenka Bojçeva, Drejtore e Agjencisë.

Në trajnimin dy-ditor nga eksperti Dançe Danillovska Bajdevska dhe trajnerët nga Agjencia, Makfirete Morina Sulejmani dhe Gorjan Gilevski, personat zyrtarë u njohën me historinë e kornizës ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare, konceptet thelbësore ligjore, të drejtat e kërkuesve për të fituar qasje brenda afatit ligjor për  informacionn e kërkuar. Pjesëmarrësit u udhëzuan gjithashtu që të publikojnë në mënyrë aktive informacionin me karakter publik, dispozitat ligjore të procedurës për ushtrimin e së drejtës për qasje të lirë, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre për zbatim më të mirë të ligjit nga ana e tyre.

Accessibility Toolbar