TAKIM SQARUES PËR FUSHËN E: REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE
Sekretarja e përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Tanja Kovaçev, sot mori pjesë në takimin shpjegues për fushën e: Reforma e administratës publike.
Grupi i Vlerave Themelore ka peshën e tij nga disa aspekte, sepse përfshin për herë të parë fusha që janë pjesë e negociatave për anëtarësim, si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
Gjatë kësaj periudhe, institucionet do të fokusohen në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve evropiane në reformën e administratës publike dhe përmirësimin e ekspertizës së nëpunësve civilë.
Profesionalizmi i administratës publike është i rëndësishëm, si për përmbushjen e detyrimeve në rrugën europiane, ashtu edhe për krijimin e një administrate që do t’i shërbejë me cilësi nevojave të qytetarëve.