Takim pune i Agjencisë dhe SIGMA/OECD

16.11.2022

Në hapësirat  е Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik u mbajt një takim pune i Agjencisë me përfaqësues të SIGMA/OECD dhe sektorit joqeveritar. Misioni i SIGMA/OECD është të njohë funksionimin e gjykatave administrative në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i vendimeve e tyre në punën e institucioneve, veçanërisht në procedurat që kanë të bëjnë  me qasjen e lirë në informacionet me karakter publik.

Përfaqësuesi i SIGMA/OECD, Timo Ligi,  këshilltar i lartë  për zhvillimin e politikave dhe koordinimit,  u interesua të ndajë përvojat e gjykatave administrative në rastet e padive të ngritura kundër vendimeve të Agjencisë, të bëra në procedurën e ankimimit për shkak të kufizimit të  qasjes në informacione me karakter publik.

Drejtoresha e Agjencisë, Plamenka Bojçeva, e njoftoi me Ligjin si dhe me kompetencat ligjore të Agjencisë si organ i shkallëes së dytë i cili vepron në ankesat e kërkesave për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe se si zbatohen dispozitat e Ligjit për administratën e përgjithshme të procedurës. Numri më i madh i poseduesve të informatave veprojnë dhe  përgjigjen në informatat e kërkuara nga ana e kërkuesve. Nga puna e deritanishme e Agjecisë, Agjencia  ka përvojë kur paditësit nisin procedurat kundër vendimeve të saj në Gjykatën Administrative, por edhe përvojë kur poseduesit e informacionit iniciojnë procedurë administrativе kundër vendimeve të saj. Në rastin e dytë, u theksua praktika jokonsistente e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së lartë administrative për atë se a mundet Poseduesi i në paraqiten si paditës.

Drejtoresha Bojçeva theksoi se numri i ankesave në vitin 2022 është zvogëluar dhe se në periudhën në vijim, që është periudha e raporteve vjetore nga poseduesit e informatave  do të shihet arsyeja e zvogëlimit të tyre.

Agjencia  punon gjithashtu për një transparencë më të madhe proaktive për poseduesit e informatave  si dhe veçanërisht  për pushtetin gjyqësor. Në takim u konstatua se nevojiten një numër më i madh trajnimesh për përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, jo vetëm për personat zyrtar, por edhe për gjyqtarët që veprojnë dhe sjellin vendime  në rastet që kanë të bëjnë me qasje të lirë në informacionet me karakter publik, ko do të njoftohen  me Ligjin dhe të drejtën kushtetuese që garanton qasjen e lirë në informacione, dhe transmetimit e informacionit dhe në këtë mënyrë do të marrin vendime sipas procedurave ligjore.

 

Accessibility Toolbar