SESIONE INFORMATIVO EDUKATIVE ME TË RINJ, GAZETARË, PËRFAQËSUES TË ORGANIZATAVE QYTETARE DHE INSTITUCIONE NË ORGANIZIM TË AQLI DHE AID

01.04.2022

Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Asociacioni për iniciativë demokratike, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare organizojnël sesione informativo edukative me të rinj, gazetarë, përfaqësues të organizatave qytetare dhe institucione për përdorimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Qëllimi i këtyre sesioneve është që sqarohet mënyra për dorëzimin e kërkesës për qasje në informacione me karakter publik dhe nxitja e publikut ta shfrytëzojë këtë të drejtë të garantuar me kushtetutë për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Gjatë muajit prill janë planifikuar sesione edukative rajonale në 5 qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

Gostivar              6 prill (e mërkurë)

Manastir             8 prill (e premte)

Kumanovë          12 prill (e martë)

Shtip                    14 prill (e enjte)

Strugë                  19 prill (e premte)

Në mënyrë plotësuese, Agjencia në profilin e saj të Facebook-ut

(https://www.facebook.com/aspi.mk) do të lajmërojë për orën dhe lokacionin për çdo sesion veçmas.

Accessibility Toolbar