“QYTETARËT KANË TË DREJTË TË DINË” – U REALIZUAN ME SUKSES PESË SESIONE EDUKATIVE PËR SHFRYTËZIMIN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

21.04.2022

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informat me Karakter Publik dhe Asociacioni për Nismë Demokratike, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, realizuan me sukses 5 sesione edukative informative për të rinjtë, gazetarët, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve për të shfrytëzuar të drejtën për qasje të lirë në informata me karakter publik. Sesionet edukative rajonale janë mbajtur në Gostivar, Manastir, Kumanovë, Shtip dhe Strugë.

Qëllimi kryesor i këtyre sesioneve ishte sqarimi i mënyrës së parashtrimit të kërkesës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe inkurajimi i publikut që në mënyrë më aktive të përdorë të drejtën për të kërkuar informacion nga institucionet, kurse ata nga ana e tyre të ngrisin të drejtën për qasje në informacione me karakter publik në një nivel më të lartë të kësaj të drejte të garantuar me kushtetutë për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Në sesione, qytetarët u njoftuan për punën e Agjencisë si i vetmi organ shtetëror që punon në fushën e mbrojtjes së të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe se inkurajon të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal që të ngrisin të drejtën për qasje në informacione me karakter publik në një nivel më të lartë shoqëror, duke rritur dhe promovuar transparencën proaktive brenda institucioneve të veta.

U theksua se “qytetarët kanë të drejtë në qasje në informacionet dhe shërbimet të cilat i japin institucionet, të dinë se si shpenzohen paratë e tyre, të monitorojnë nëse ato shpenzime janë racionale, të jenë në gjendje të marrin pjesë në sjelljen e vendimeve dhe krijimin e politikave”.

E drejta për qasje të lirë në informacione me karakter publik është një mekanizëm efektiv i kontrollit të shërbimit publik nga ana e qytetarëve, themeli i qeverisjes së mirë, rritja e transparencës së institucioneve dhe sigurimi i pjesëmarrjes së konsiderueshme të qytetarëve në jetën publike.

Accessibility Toolbar