ME TRANSPARENCË MË TË MADHE DERI TEK QYTETARË TË INFORMUAR

19.05.2022

Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pllamenka Bojçeva, mbajti fjalim në panel sesionin përkushtuar “Etika dhe anonimizimi i të dhënave” në konferencën ndërkombëtare Open Data Conference në Shkup, që u mbajt pre 18 deri më 20 maj të vitit 2022. Kjo konferencë është fokusuar në temën “Të dhënat dhe kultura e transparencës”.

Drejtoresha Bojçeva në fjalimin e saj hyrës theksoi se “kur poseduesit e informacioneve me karakter publik janë të hapur për publikun, qytetarët e kuptojnë pa probleme se çfarë dhe si punojnë organet shtetërore dhe institucionet tjera”. “Kjo u mundëson atyre të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën publike dhe të kontrollojnë vazhdimisht punën e autoriteteve.”

E drejta e publikut për të ditur është pjesë e korpusit të të drejtave themelore të njeriut në botën moderne. Kjo e drejtë është e pakonceptueshme pa qasjen e lirë në informacione, i cili është një nga shtyllat kryesore mbi të cilat bazohen demokracitë moderne.

Me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik rregullohen në radhë të parë mekanizmat me të cilët publiku mund të kërkojë informacion nga poseduesit e informacioneve me karakter publik dhe ofron publicitet dhe hapje në punën e poseduesve dhe u mundëson individëve dhe personave juridikë ta realizojnë të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Drejtoresha Bojçeva i kushtoi vëmendje të veçantë transparencës proaktive, e cila buron nga neni 10 i ligjit, i cili rendit 22 kategori të informacioneve që poseduesit janë të detyruar t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre. Publikimi proaktiv i informacioneve me karakter publik përcakton qartë detyrimin ligjor të poseduesve jo vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave të parashtruara në lidhje me Ligjin për QLIKP-në, por edhe për të publikuar informacione me karakter publik në faqet e tyre të internetit, si dhe ato që nuk kërkohen. Zbulimi proaktiv i informacionit publik është një pjesë integrale e së drejtës për akses në informacion, duke siguruar që informacioni kryesor të jetë i disponueshëm në kohën e duhur. Një avantazh i madh i publikimit proaktiv të informacioneve me karakter publik, veçanërisht kur ai bëhet menjëherë, është se e bën më të vështirë për poseduesit e informacioneve të mohojnë ekzistencën e informacionit ose ta manipulojnë atë.

Bojçeva gjithashtu iu referua rezultateve të monitorimit të faqeve të internetit të poseduesve nga komunat dhe ndërmarrjet publike dhe institucionet nën juridiksionin e komunave të kryera nga Agjencia dhe i vuri në dukje komunat e Vallandovës dhe Demir Hisarit si shembuj që publikojnë informacionin e tyre përmes një qasje proaktive.

Accessibility Toolbar