KONFERENCË ME TEMËN: “PËRMIRIMI I SISTEMIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK”

23.09.2022

Në organizim të Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve, dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publike dhe Zëvendëskrzetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, sot u mbajt konferencë me temën “Përmirësimi i sistemit për qasje të lirë në informacione me me karakter publik”.

Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i Analizës së të dhënave më të kërkuara përmes instrumentit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe inkurajimi i qasjes proaktive të poseduesve të informacionit të natyrës publike ndaj publikimit të informacion me interes publik.

Konferencën me fjalët hyrëse e hapën Plamenka Bojçeva, drejtoreshë e Agjencisë, Sllavica Grkovska, nënkryetare e Qeverisë për politika të qeverisjes së mirë dhe Neda Maleska Sachmaroska, drejtoreshë ekzekutive e CUP.

Në panelin e parë u prezantua drafti i Udhëzimit për përmirësimin e transparencës së institucioneve të sektorit publik, bazuar në analizën e përgatitur nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve në bashkëpunim me Agjencinë për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publike. Në këtë proces do të hartohet një listë informacionesh, e cila më tej do të bëhet detyrim per publikimin e tyre në web faqet e institucioneve, për qasje më të mirë në informacionin që ata disponojnë, si dhe do të përmirësojnë transparencën proaktive të poseduesve të informacioneve.

Paneli i dytë i konferencës iu kushtua temës: “Qasja proaktive ndaj publikimit të informacioneve me karakter publik”, ku përfaqësues të sektorit civil, komunitetit akademik dhe Agjencisë përcollën përvojat dhe rekomandimet e tyre për transparencë më të mirë të poseduesve të informacionit.

Në vazhdim mund t’i përcjellni deklaratat e drejtoreshës së Agjencisë, Plamenka Bojçeva, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska dhe drejtoresha ekzekutive e CUP, Neda Maleska.

https://www.facebook.com/watch/?v=396871009111526 

Accessibility Toolbar