Konferenca e tretë e “Nismës 2020“ në temën: “Transparenca proaktive dhe Konventa e Troms-it”

07.10.2022

Projekti i përbashkët i Bashkimit  Europian dhe Këshillit të Europës “Liria e të shprehurit dhe liria e mediave në Republikën e Maqedonisë (JUFREKS)” në dy ditët e kaluara e përkrahi Agjencinë për Mbrojten e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik të Maqedonisë së Veriut (ASPI) nëpërmjet organizimit të Konferencës së Tretë Rajonale në kuadër të “Nismës 2020”: “Transparenca Proaktive dhe Konventa e Troms-ës”.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga strukturat menaxhuese të autoriteteve të pavarura për qasje në informacion, anëtarë të “Iniciativës 2020” nga: Bosnja dhe Hercegovina, Antea Jozić, ndihmës Ombudsmani, Ombudsmani i të drejtave të njeriut, Kroaci, Zoran Piçulan, Komisioner për informacione, Kosovë, Krenare Sogojeva-Dermaku, Komisionere për informacione dhe privatësi, Mali i Zi, Ivan Medojevic, drejtor i Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Maqedonia e Veriut, Plamenka Bojçeva, Sërbi, Milan Marinoviç, komisioner për informacione me rëndësi publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe nga Sllovenia, Mojca Prelesnik, komisioner për informim, si dhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, ekspertë nga Këshilli i Evropës, Patrick Peninks, drejtor i Departamentit për shoqërinë e informacioneve, Ivar Talo, ekspert ndërkombëtar i Këshillit të Evropës, Lejla Dervishagic, udhëheqëse e operacioneve, zyra programore e Këshillit të Evropës në Shkup dhe Cesare Pitea, menaxher programi, Departamenti për lirinë e shprehjes.

Qëllimi i konferencës ishte të mundësonte shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e transparencës proaktive, si dhe shkëmbimin e mjeteve dhe mësimeve të marra dhe rëndësinë e zbatimit të standardeve evropiane dhe të Konventës së Këshillit të Evropës, Konventa e Tromsës.

Në konferencë fokusi kryesor u vu në transparencën proaktive në praktikë duke prezantuar aktivitetet e ndërmarra, shkëmbimin e përvojave praktike, si dhe informimi me aktivitetet e mëposhtme që do të ndërmerren për promovim më të madh të këtij segmenti ndaj qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

Tema ka rëndësie të madhe, duke pasur parasysh faktin se të gjithë palët e interesuara në konferencë dhanë qëndrimet e tyre për një kontribut të përbashkët në ngritjen e nivelit të mirëqeverisjes së institucioneve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, si kërkues të informacioneve.

Konventa e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (CETS Nr. 205), e njohur gjithashtu si Konventa e Tromsës, është ratifikuar në rajon nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, dhe bashkërisht u theksua se ligjet për QLIKP-ik shkojnë një hap më tej në qasjen ndaj informacioneve karakterit publik.

Konventa e Tromsës-it njeh të drejtën e përgjithshme të qasjes në dokumentet zyrtare të zotëruara nga autoritetet publike, domethënë një moment historik në promovimin e qeverisjes demokratike, hapjes, demokracisë pjesëmarrëse dhe në realizimin e të drejtave dhe lirive të tjera themelore të njeriut.

Zbatimi i këtyre parimeve dhe rëndësia e zbatimit të standardeve evropiane dhe të Konventës së Tromsit, është një nxitje për vendet e tjera që ta ratifikojnë atë si një mjet shtesë për zbatimin e ligjeve për qasje në informacione me karakter publik dhe si një shtyllë e besueshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutë: “KAM TË DREJTË TË DI!!!”.

Një tjetër vlerë e shtuar e kësaj Konference Rajonale ishte pjesëmarrja e delegacionit nga Zyra e Komisionerit për informacione dhe Mbrojtjen e të dhënave nga Shqipëria si vëzhgues, pasi ata nuk janë nënshkrues të “nismës 2020”. Duke marrë parasysh komponentin rajonal të JUFREX, pjesëmarrësit nga Shqipëria patën mundësinë të kontribuojnë me përvojën e tyre pasi kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Tromsës.

Kjo Konferencë Rajonale u organizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” dhe projektin “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut. JUFREKS)”.

Nënshkruesit e “Nismës 2020” miratuan deklaratën e përbashkët në të cilën u pajtuan “që në të ardhmen transparenca proaktive do të jetë qëllimi kryesor për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione si mjet për transparencë, llogaridhënie dhe hapje të institucioneve”. Tema është veçanërisht e rëndësishme, publikimi proaktiv, gjegjësisht publikimi dhe përditësimi aktiv i të dhënave të publikuara në faqet e internetit të subjekteve publikë, dhe duhet të jetë obligim dhe detyrë parësore, ndërsa transparenca reaktive, pra procedura e veprimit ndaj kërkesave për qasje në informacion duhet të jetë detyrim dytësor i poseduesve të informacionit ndaj poseduesve të informacioneve”.

Në konferencë, nënshkruesit e “Nismës 2020” ranë dakord që konferenca e radhës të mbahet në Kroaci.

Accessibility Toolbar