Fillojnë trajnimet për personat zyrtarë për portale elektronike për kërkuesit dhe poseduesit e informacioneve me karakter publik

06.12.2021

Për realizim më të lehtë të së drejtës për qasje në informacione me karakter publik dhe zbatim më efikas të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Në kuadër të aktiviteteve të projektit IPA2 “Transparenca dhe llogaridhënia e administratës publike”, janë krijuar dy portale elektronike – për poseduesit dhe për kërkuesit.

Meqenëse portalet elektronike tashmë janë në funksion, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informaçcione me Karakter Publik njofton se në periudhën prej 7 deri më 20 dhjetor të këtij viti, çdo ditë pune do të mbahen trajnime online për personat zyrtarë në platformën ZOOM në terminet prej orës 09:00, 11:00 dhe 13:00. Trajnimet do të zhvillohen nga trajnerë të angazhuar në kuadër të Projektit.

Accessibility Toolbar