DORACAK PËR TË RINJË PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
11.08.2022
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik dhe Asociacioni për Nisma Demokratike kanë përgatitur një doracak për të rinjtë për realizimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Qëllimi i këtij doracaku është t’i informojë të rinjtë për qëllimet dhe përfitimet themelore të Ligjit për qasje të lirë në informacione publik (LQLIKP), por edhe t’i udhëzojë ata se si të realizojnë të drejtën e tyre për qasje në informacione me karakter publik. Doracaku paraqet çështjet kyçe të ligjit në mënyrë të thjeshtë dhe e udhëzon lexuesin hap pas hapi në proceset që ai rregullon.