DEBATË PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Organizuar nga Qendra për Komunikime Civile, u zhvillua një debat mbi zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik. Debati u zhvillua online në platformën Zoom, e cila u ndoq nga më shumë se 70 pjesëmarrës. Fjalimet mbajtën Pllamenka Bojçeva, Drejtoreshë e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Ljupço Nikollovski, Zëvendës Kryeministër i Republikës së Maqedonisë për Luftën kundër Korrupsionit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore dhe Eli Çakar nga Ministria për vetëqeverisje lokale. Drejtoresha Bojceva, në prezantimin e saj, i njoftoi pjesëmarrësit me zbatimin aktual të Ligjit për QLIKP dhe zbatimin e tij në praktikë. Përfaqësuesit e institucioneve publike, personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneve me karakter publik, diskutuan përvojat e deritanishme të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të theksonin mospërputhjet dhe të nxirrnin rekomandime për përmirësimin e zbatimit në të ardhmen. Fokus i veçantë u vu në transparencën aktive. Pjesëmarrësit në debat theksuan se në të ardhmen është e nevojshme që të ketë sa më shumë debate të tilla përmes të cilave ata do të shkëmbejnë përvojat e tyre nga zbatimi i ligjit, por edhe përmes shembujve praktikë për të zgjidhur paqartësitë në lidhje me zbatimin e Ligjit për QLIKP.