Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik mori pjesë në shqyrtimin dypalësh për Reformën e administratës publike, kapitulli 32 – Kontrolli financiar dhe funksionimi i institucioneve demokratike, vlerat themelore.
Përfaqësues të Agjencisë së mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik morën pjesë në shqyrtimin dypalësh për Reformën e administratës publike, Kapitulli 32 – Kontrolli financiar dhe funksionimi i institucioneve demokratike, Klasteri i Vlerave themelore. Sekretarja e përgjithshme e Agjencisë, Tanja Kovaçev, mori pjesë në shqyrtimin dypalësh me Komisionin Evropian për Reformën e administratës publike dhe Kapitullin 32 – Kontrolli Financiar.
Skriningu dy palësh për reformën e administrates publike prezantohet për here të parë, që në vetvete nënkupton rëndësinë e kësaj fushe dhe përfaqëson një nga prioritetet kyçe, pjesë e kritereve të Kopenhagës dhe një parakusht I rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Modernizimi dhe përmirësimi I shtetit dhe administrates publike janë vazhdimisht të rëndësishme dhe shihen si bazë e të gjithë sektorit publik nga I cili varen proceset dhe zhvillimi i një shoqërie demokratike.
Në skriningun në kuadër të Funksionimit të institucioneve demokratike, Klaserit Vlerat themelore, fushë e cila për herë të parë prezantohet me metodologjinë e re të rishikuar për negociata, prezantim bëri Petar Gajdov, ndihmës udhëheqës i Sektorit në Agjenci. Prezantimi u vlersua shkëlqyeshëm.
Agjencia mbetet e përkushtuar në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe hapjes së institucioneve, në interes të ndërtimit të një shoqërie demokratike, të bazuar në vlerat evropiane.