IRI

18.05.2023

 

Në vitin 2021, në organizim të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik mbajti një trajnim dyditor me temë: “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së të ardhurave dhe shpenzimeve tek partitë politike – Zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik” për personat zyrtarë tek partitë politike.

Gjatë trajnimit dyditor nga ekspertja Dançe Danilovska Bajdevska dhe trajnuesit nga Agjencia Makfirete Morina Sulejmani dhe Gorjan Gilevski, personat zyrtarë u njohën me historinë e kornizës juridike ndërkombëtare dhe kombëtare, termat thelbësore juridike, për të drejtat e kërkuesve të kenë qasje brenda afatit ligjor në informacionin e kërkuar. Të pranishmit u këshilluan gjithashtu që në mënyrë proaktive të publikojnë informacione të karakterit publik, për dispozitat ligjore të procedurës për ushtrimin e të drejtës së qasjes së lirë, si dhe për të drejtat dhe detyrimet e tyre për zbatimin sa më të mirë të ligjit nga ana e tyre.

Në kuadër të të njëjtit bashkëpunim është realizuar një vizitë studimore në Mbretërinë e Bashkuar. Nga data 26 mars deri më 2 prill 2022, me ftesë dhe në organizim të Institutit Ndërkombëtar Republikan, IRI – Instituti Ndërkombëtar Republikan, nga SHBA, dhe në bashkëpunim me Organizatën PAI – Administrata Publike Ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Agjencia , përmes përfaqësuesit të saj, realizoi një vizitë studimore në Londër, së bashku me përfaqësues të partive politike nga Maqedonia e Veriut.

Aktiviteti i radhës në vitin 2022 ishte organizimi i Tryezës së rrumbullakët me temë: “Transparenca aktive e partive politike – Përmbushja e detyrimeve nga Ligji për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik dhe Praktikat Pozitive”, e cila u mbajt më 25 maj 2022.

Qëllimi i tryezës ishte shkëmbimi i përvojave, praktikave dhe sfidave në lidhje me zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, nga këndvështrimi i partive politike si posedues të informacioneve dhe përmirësimi i të kuptuarit dhe praktikës së transparencës aktive nga ana e partive politike.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga partitë politike, institucionet shtetërore dhe shoqëria civile.

Në frymën e bashkëpunimit të mirë, në periudhën korrik-gusht 2022, në faqen e Agjencisë në Facebook u shpërndanë një sërë raportesh dhe analizash të përgatitura dhe të publikuara nga ekspertë vendas dhe të huaj me temën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

PROJEKTE DHE AKTIVITETE PROJEKTUESE

Accessibility Toolbar