AGJENCIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK ME SUKSES ZBATON RIORGANIZIMIN E KRYERJES SË DETYRAVE DHE OBLIGIMEVE TË PUNËS

15.02.2022

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik bën të ditur se ka realizuar një riorganizim të suksesshëm në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve që Agjencia ofron për kërkuesit dhe poseduesit e informacioneve me karakter publik.

Përkatësisht, është zbatuar me sukses një procedurë për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në përputhje me: kërkesat e standardit MKC EN ISO 9001: 2015.

Në të njëjtën kohë, riorganizimi vazhdon, sepse procedurat e ndjekura në ofrimin e shërbimeve në kompetencë të Agjencisë trajtohen si lëndë e gjallë, e cila duhet të kontrollohet, harmonizohet dhe përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të shërbimit më të mirë dhe më të shpejtë.

Për këtë qëllim, Agjencia kërkon nga kërkuesit dhe poseduesit e informatave me karakter publik që t’i regjistrojnë përshtypjet, vërejtjet, komentet, sugjerimet e tyre, etj. përmes e-mail adresës së Agjencisë: aspi@aspi.mk.