QENDRA ARHUS – OSBE
Në pajtueshmëri me Memorandumin për bashkëpunim të nënshkruar mes AMDQLIKP dhe Qendrës Arhus, në vitin 2022 u mbajtën disa trajnime edukative me temë: “Zbatimi i Koventës së Arhusit në Maqedoninë e Veriut”.
Në trajnimet, të cilat ishin të pandryshuara për administratën shtetërore, zbatimin e Konventës së Aarhusit në Maqedoninë e Veriut e prezantoi Petar Gajdov, zëvendës shef i Departamentit për Çështje Administrativo-Juridike dhe të Përgjithshme nga AMDQLIKP në rolin e ligjëruesit.
Trajnimet u zhvilluan në kuadër të bashkëpunimit, në organizim dhe me përkrahje të BNJVL-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe ishin të dedikuara dhe morën pjesë persona zyrtarë për ndërmjetësim me informacione me karakter publik tek poseduesit në nivel lokal dhe qendror.
Përkatësisht, në periudhën prej 9 deri më 13 maj 2022 janë realizuar disa trajnime hibride, në të cilat në mesin e trajnuesve ishte edhe përfaqësuesi i AMDQLKP-së.
Ndërsa, në periudhën 25-28.10.2022 janë mbajtur një sërë trajnimesh me temë: “Qasja në informacione me karakter publik dhe pjesëmarrja e publikut në proceset e sjelljes së vendimeve për çështje të mjedisit jetësor”. Në kuadër të trajnimeve ka pasur një seksion të veçantë me trajnime për personat zyrtarë të pranishëm me temë: Qasje e lirë në informacione me karakter publik me referencë të veçantë në transparencën proaktive.
PROJEKTE DHE AKTIVITETE PROJEKTUESE