ICIC
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik është pranuar si anëtare e plotë e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informacioneve (ICIC).
Kryetari dhe Sekretariati i ICIC, i kryesuar nga Instituti Kombëtar i Meksikës për Transparencën, Qasje në Informacione dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (INAI), informuan Agjencinë për përfundimin e Komitetit Ekzekutiv të ICIC se AMDQLIKP plotëson të gjitha kriteret e përshtatshmërisë sipas Kartës ICIC. Rrjedhimisht, ajo është akredituar me sukses si një anëtar i ri i ICIC.
Agjencia dha një kontribut aktiv në Raportin e KNKK-së (ICIC) mbi Raportin tematik të Raportuesit Special për Lirinë e Opinionit dhe Shprehjes, Irene Khan, për sesionin e 53-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut: “Liria e Opinionit dhe Shprehjes dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – pse ka rëndësi zëri?’
Duke u mbështetur në punën e mëparshme të këtij mandati nga Raportuesi Special Khan për drejtësinë gjinore, teknologjinë dixhitale dhe lirinë e medias, Raporti do të fokusohet në të drejtën e informacionit online dhe lokal, si një mjet për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverive dhe institucioneve; pjesëmarrja e barabartë dhe e plotë e komuniteteve të varfra dhe të margjinalizuara në zhvillimin e qëndrueshëm dhe roli i mediave në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
PROJEKTE DHE AKTIVITETE PROJEKTUESE